Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kamionin e tij, pasditen e sotme në Doganën e Vorës.
Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:20, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.