Shqipëria është përfshirë nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, të cilat kanë rikthyer ngricat në vend, ndërsa në disa zona ka edhe prezencë bore.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.
Janë 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të udhëtoni të sigurtë.
1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;
2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;
3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;
4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;
6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;
7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit.