BallinaAktualitetVIDEO/ Si të udhëtoni të sigurt në ditët me mot të acartë,...

VIDEO/ Si të udhëtoni të sigurt në ditët me mot të acartë, 7 shtatë këshilla për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria është përfshirë nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, të cilat kanë rikthyer ngricat në vend, ndërsa në disa zona ka edhe prezencë bore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Janë 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të udhëtoni të sigurtë.

1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;

2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;

3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;

4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;

6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;

7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular