Caktimi i Tomor Alizotit si drejtues politik në Berat ishte i pritshëm dhe dalja e emrit të tij ka ngjallur entuziazëm tek banorët e këtij qarku. Ky konstatim vjen nga terreni dhe jo vetëm nga strukturat e Partisë Demokratike, por edhe tek qytetarët në Berat, Skrapar, Poliçan, Urë Vajgurore, Kuçovë.
Ky entuziazëm, veçanërisht në një zona si Berati, ku Rilindja ka abuzuar egërsisht më votën e tyre, është krejt i përligjur dhe tregues se ata kanë më shumë se kurrë nevojë sot për personalitete që t’i përfaqësojnë, kanë nevojë për të tillë personazhe që përçojnë besim dhe shpresë. Tomor Alizoti është pinjoll i një prej familjeve të njohura në historine e Shqipërisë, i përndjekur politik antikomunist në katër breza. Stergyshi i tij Fejzi Alizoti , ish-deputet dhe ministër u pushkatua nga komunistët. Gjyshi i tij Riza Alizoti inxinier nafte u var në Kuçove si pjese e Grupit të deputetëve. I ati , Fejzi Alizoti, u dënua me burg politik, gjyshi nga nëna Ilmi Leka, gazetar i shquar u pushkatua, daja i tij u dënua me burg politik ndërkohë që vet Tomori lindi e u rrit në kampet e internimeve.
Kush është Tomor Alizoti.
Lindur në 1976.
Pasardhës i një prej familjeve patriotike ku persekutimi dhe përndjekja e diktaturës nuk ia morri dot fisnikërinë.
Dipomuar në vitin 2000 për studime gjermanistike.
2002-2003 diplomuar për pedagogji në gjuhën gjermane.
2006 studime për sociologji në Manhaim të Gjermanisë.
2007 ka kryer Kolegjin Diplmatik në Berlin.
2006-2010 Diplomat,në gradën e Sekretarit të parë në Berlin.
2013-2014 Diplomat në Berlin,sektori politik.
2010-2013 pedagog në Universitetin Justiniani.
Aktualisht pedagog në universitetin Luarasi.
Referime mbi politikën e Jashtme në kuadër të Ministrisë së Jashtme Gjemane në;Berlin,Slloveni, Estoni,Gjeorgji,Poloni dhe Rumani.
Anëtar i Dhomës së Diplomatëve Berlin.