BallinaPolitikeZgjedhjet 2021 – “Partia Levizja e Legalitetit” e ka të sigurt një...

Zgjedhjet 2021 – “Partia Levizja e Legalitetit” e ka të sigurt një deputet në Qarkun e Dibrës”

Nga Mehdi Marku

Partia Lëvizja e Legaliteti (PLL) e cila është një ndër partitë më të vjetra në Shqiperi, prandaj është me bazë elektorale të shëndoshë në çdo rreth. Në zgjedhjet parlametare të këtij viti është e organizuar si anjëherë tjetër me elita politike të edukuar kryesisht në perendim dhe me një pwrvoje si në arenen kombëtare dhe në atë ndërkombëtare.. Kjo parti vjen me platformen dhe programin e vet në këtë periudhe shumë të vështirë për popullin shqiptarë. Qarku i Dibrës për shumë arsye ngelet qarku ku PLL ndikon me një mandat në rezultatin përfundimtarë në nivel qarku. Për kete arsye, PPL duhet tw organizohet me tw gjitha menyrat, pavarsisht sesi do të përfaqësohemi në këto zgjedhje.
Bashkimi i votave për PLL do bëj që përfaqësuesi i saj të jetë në dispozicion të qytetarëve të këtij qarku. Qarku i Dibres është qarku me i pasur me burime natyrore, nëntokësore dhe sipërfaqësore, por për fat të keq ky qark sot është qarku më i varfër në Shqipëri. PLL ka si qellim që me programin e tij dhe kanditaturat që do t’u ofroj zgjedhësve nga familjet me dinjitoze dhe me patriote të këtyre zonave që i kanë dalë zot brez pas brezi vendit të tyre të i kthej identitetin e dinjitetin Dibrës, Matit, Bulqizës dhe Klosit..
Qarku e Dibres ka rrjetin me te pasur hidrografik që përbëhet nga lumenj, liqene natyrore apo artificiale, ujevara, ujëra terminal, etj. Në këtë qark janë ngritur me dhjetra hidrocentrale të cilat kanë fitime kolosale. Këto kompani nuk kanë bërë asnjë lloje investim, në zonat ku janë ngritur dhe te gjitha fitimet e tyre shkojne pwr oligarket e Tiranes. Vetem nga burimet e liqeneve te Lures jane ngritur 11 hidrocentrale. Keta punojnë me kapacitet të plotë për 9 muaj gjatë gjithë vitit. Por, po të shikosh gjendjen ekonomike të qytetareve ne kete zone, ata janë në një skamje të mjerueshme.
Nuk ka asnjë llojë infrastrukture në gjithë zonat e qarkut të Dibres. Shkaqet kryesore të kësaj varfërie, te gjithë burimet natyrore pervetesohen nga oligarkët e Tiranës, gjithashtu edhe përfaquesit e zgjedhur në qarkun e Dibres nuk kanë pasur për synim që ti shërbejnë popullësise që banojnë atje, por që të pasurohen për veten e tyre. Gjithashtu ne qarkun e Dibres janë rezervat e kromit më të medha në rajon dhe ne Evrope, si për shembull zona e Bulqizës, Martaneshit dhe e Selishtës. Ku jane investuar keta te ardhura qe kane ardhur nga shfrytezimi i tyre? PLL që në gjenezen e saj ka për qellim “ATDHEU MBI TE GJITHA” dhe neve jemi po ajo parti qe kemi të njëjtin motiv dhe nuk e ndryshojmë siç bëjnë partitë e tjera thjeshtë për pushtet.
PLL është e vetmja parti që ka formuar e shtetin, jo për përvetësimin nga pushteti.
Plateforma e Partise Levizja e Legalitetit per Qarkun e Dibres eshte e bazuar ne keto pika:
1. Ndëshkimin e gjithë atyre që kanë përvetësuar pasurit kombetare,
2. Ndërtimin e rrugës Bllate-Peshkopi me të njëjten standart të rrugës së Arbrit.
3. Në të gjitha qendrat e komunave të shkoj rrugë e asfaltuar cilësore.
4. Në të gjitha fshatrat me mbi 100 familje të shkoj rruga e asfaltuar.
5. Në të gjitha resurset turistike kryesore si Liqenet e Lures, Grame, etj të shkoj rruga e asfaltuar.
6. Investime në infrastrukturën bujqësore.
7. Mbështetje me subvencione për çdo kokë bageti si dhe subvencione në pemtari dhe vreshtari.
8. Përmirësimin e sistemit arsimor sidomos duke bashkuar shkollat ne fshatrat me pak banore. Transportin e femijeve të sigurohet në bashkepunim me pushtetin vendor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular