BallinaAktualitetFOTO/Ja kush është ushtaraku shqiptar që humbi jetën në Afganistan

FOTO/Ja kush është ushtaraku shqiptar që humbi jetën në Afganistan

Personi që shihni më lart është ushtaraku shqiptar, Xhevahir Jazaj, i cili ka ndërruar jetë, në rrethana ende të paqarta, në Afganistan.

45-vjeçari ishte pjesë e Batalionit 2 në Herat dhe mbante gradën Major, ndërsa në një reagim për ndarjen e tij nga jeta, Ministria e Mbrojtjes tha se po heton për shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 22:40, ora lokale në Afganistan, ndërsa Komanda Shqiptare në Heart pritet të sjellë informacione shtesë rreth vdekjes së Xhevahir Jazajt.

Jazaj ishte pjesë e misionit shqiptar në Afganistan dhe ishte i angazhuar vetëm për ruajtjen e disa zonave.

Edhe më herët kanë humbur jetën ushtarë shqiptarë me misione jashtë vendit.

Në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi.

Sakaq në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular