BallinaAktualitetBardhi: Dy njerëzit më të afërt të Ramës, Tahiri dhe Veliaj dalin...

Bardhi: Dy njerëzit më të afërt të Ramës, Tahiri dhe Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në pas zbulimit të përgjimeve të antimafias italiane, për Ndranghetën në Shqipëri. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerëzit më të afërt të Kryeministrit Rama Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Ai shton se këto dy të fundit kanë shpërdoruar postin e lartë që kanë.

“Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama. Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për mazhorancen ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.Të dashur miq, mos të kemi iluzionin se drejtësia do të thërrasë Veliajn, edhe pse është në pozita më të rënda se Tahiri. Veliaj mbrohet nga bosi i tij se janë bashkë në afera me mafian! Por ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi me 25 prill. Dita po vjen!”– shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular