BallinaAktualitetFundjave me reshje të dendura shiu/ IGJEUM paralajmëron për rrëshqitje dheu e...

Fundjave me reshje të dendura shiu/ IGJEUM paralajmëron për rrëshqitje dheu e përmbytje

Sikurse ishte paralajmëruar, që nga e dita e nesërme vendi do të përfshihet nga kushte shumë të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin një prezencë të shtuar të reshjeve të shiut.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, moti i keq do të jetë prezent në vend deri më 26 janar, ndërsa reshjet do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit.

Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular