Kjo është 23 vjeçarja, Anxhela Çapo që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ndodhi kur automjeti që ajo drejtonte u përplas me trafik-ndarësen dhe më pas përfundoi në një kanal. Pas përplasjes së fortë, vajza përfundoi rreth 200 metra larg vendit të aksidentit.
Nga aksidenti i regjistruar në rrugën Vlorë-Fier në vendin e quajtur Kripa, ka mbetur e plagosur rëndë edhe del shoqja e saj, shtetasja Silvana Muho 22 vjeçe.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares. Pas aksidentit, dyshohet se trupi i pajetë u mor zvarrë nga një automjet tjetër.