Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, gjatë Konferencës “Kostot e Demokracisë II” i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit si “jetike për Shqipërinë”.
Në fjalën e tij, Norman theksoi se vullneti i popullit shqiptar “ende nuk po respektohet plotësisht”. Po ashtu, ai shtoi se ambasada britanike ka gati një paketë, që do të nxisë transparencën.
“Gjatë këtyre 30 viteve të fundit demokracia shqiptare ka bërë progres por është përballur edhe me probleme. Vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht. Fenomene negative kanë vazhduar, si keqpërdorimin i Zyrës Publike, intimidimi i votuesve, apo blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i takon financimit të partive. Zgjedhjet e 2021-shit do jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe integrimit europian.
Partitë kanë mungesë besimi te njëri-tjetri. Në këto kushte është një vëzhgim i pavarur është me shumë rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe ndihmon Shqipërinë drejt një procesi elektorali demokratik. Nuk kam asnjë dyshim që së bashku me partnerët tanë ne mund t’ia arrijmë kësaj, të sigurojmë që këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm përpara në sigurimin e demokracisë në Shqipëri”, tha Norman.