Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vorë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi u ra nga lartësia.
Policia bën me dije se i ndjeri me inicialet M.A.., po punonte në shtëpinë e tij, po aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.