Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 mars kërkesën e Partisë Republikanë që kundërshton vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që ndalon tubimet e partive politike. Kjo shihet si një padi që mund pasohet me shfuqizimin e vendimit të Komitetit, duke lejuar mitingjet elektorale.
Dhoma e Gjykatës e ka pranuar kërkesën për ta rifutur në shqyrtim dhe se më 2 mars pritet të dëgjohen edhe palët për të paraqitur pretendimet e tyre.
Republikanët kanë deklaruar se masa e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, për mos grumbullimin e jo më shumë se 10 vetëve në një ambient, është e padrejtë.
Sipas PR Komiteti i Ekspertëve po vepron me dy standarde. Nga njëra anë lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave.
Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Mediu u shpreh se vendimi i Komitetit të Ekspertëve duhej rrëzuar pasi krijon pabarazi politike dhe ndihmon në manipulimin e zgjedhjeve.
Kjo do të jetë kërkesa e dytë që Gjykata Kushtetuese do të marr në shqyrtim pasi 3 ditë më parë rrëzoi kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesit e Gjykatave për shfuqizimin e një neni të Kodit të Procedurës Penale.
Kushtetuesja është vënë në punë pas tre vitesh bllokimim, pasi anëtarët e saj u shkarkuan nga procesi i Vetingut ose dhanë dorëheqjen.
Aktualisht Kushtetuese ka 7 anëtarë dhe se Vitore Tushaj po qëndron në detyrë, edhe pse i ka mbaruar mandati. Kjo gjykatë duhet të plotësohet me tre anëtarë, që zgjidhen nga GJjykata e Lartë, por ky institucion ka mungesë anëtarësh, është i paplotë.