Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier. Mësohet se dy bashkëshortë janë përplasur nga një mjet tip “Seat” ndërsa përpiqeshin që të kalonin në anën tjetër të rrugës.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë shëndetësore. Nuk dihet ende si është gjendja e tyre.
Në pamjet e publikuara shihet një grua që qëndron në mes të rrugët e shtrirë ndërsa mjekët tentojnë ta kalojnë në barrelë e më pas në autoambulancë.