BallinaAktualitet"Gra me mjekër e ndryshim ADN-je"/ Konspiracionisti Cako: Dyshoj që Pipero s'ka...

“Gra me mjekër e ndryshim ADN-je”/ Konspiracionisti Cako: Dyshoj që Pipero s’ka Covid, por…

spot_img

Konspiracionisti Alfred Cako vazhdon të jetë skeptik për vaksinën, mbrojtjen me maska e madje dhe vetë virusin Covid.

Ai mori dhe rastin e mjekut epidemiolog Pëllumb Pipero, i cili u infektua edhe pas vaksinimit. Në panelin e “Rrethi Katror” në E Diell në Top Channel, Cako tha se vaksina do përdoret për ndryshimin e ADN-së së njeriut.

“Ju kam thënë që as maska, as larja e duarve, asgjë nuk ju mbron. Këtë e vërtetëoi dhe vetë mjeku Pëllumb Pipero.

Të gjithë ato që thoshte ai apel për t’u mbrojtur u hodhën të gjitha poshtë dhe e patë vetë.

As vaksina nuk të mbron, madje e ka thënë dhe Presidenti i Brazilit, i cili nuk pranon vaksinën e thotë që do përdoret për qëllime të këqija.

Jua them unë që vaksina do përdoret për ndryshimin e ADN-së së njerëzve, do dalin gra me mjekër e shumë çrregullime të tjera.

Dyshoj dhe për Piperon që nuk ka Covid, por do dalë të  thotë që ja shiko vaksina më shëroi nga Covid. Ka shumë të vdekur dhe pas vaksinimit. Trupi i shumë njerëzve nuk e pranon ndryshimin e ADN,” tha Cako.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular