Një shpërthim është regjistruar në Kamëz.
Dyshimet e para janë për tritol por pritet të saktësohet nga policia.
Dyshohet se i eshte vene lende plasese nje makine.
Drejtuesi po e hapte me pult.
Ja njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.