BallinaKryesorePROFIL/Për fitoren në Korçë, një ekspert dhe profesor ekonomie, nr.2 i PD,...

PROFIL/Për fitoren në Korçë, një ekspert dhe profesor ekonomie, nr.2 i PD, si histori partie

Nga Mina HYSA

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndër më të rëndësishme që nga rënia e komunizmit po afrojnë dhe shqiptarëve iu vjen ai momenti i rëndësishëm për t’i dhënë shkelmin arrogancës së pushtetit.

Shkuarja në zgjedhje, momenti para kutisë së votimit, është një moment i rëndësishëm për çdo qytetar shqiptar pasi ka në dorë të zgjedh fatin e tij për 4 vitet e ardhshme. Kjo datë do të shënojë momentin kur do t’i thuhet jo mashtrimeve, jo premtimeve false të cilat nuk mbahen në 8 vite qeverisje. Partia Demokratike një forcë antikomuniste dhe progresiste në këto zgjedhje po shkon para shqiptarëve si alternativë e besueshme qeverisëse, jo vetëm me një program konkret ekonomik dhe të zbatueshëm, por edhe me një ekip të shkëlqyer ekspertësh të fushave të ndryshme.

Teksa 25 prilli po afron, Lulzim Basha ka caktuar tashmë kordinatorët politik në rrethe dhe Tiranë të cilët do të organizojnë dhe drejtojnë fushatën që do të çojë tek fitorja Partinë Demokratike fal dhe lidershipit të tij karizmatik tek qytetarët. Zoti Basha është kujdesur që si drejtues politikë të caktojë personalitete të partisë që kanë integritet jo vetëm brenda strukturave, por dhe impakt tek qytetarët. Në të gjitha zonat janë caktuar ata që do të mbajnë përgjegjësinë e drejtimit dhe organizimit të fushatës, e një prej tyre qarqeve është dhe Korça. Për një qark kaq të rëndësishëm nuk mungojnë personalitetet dhe njerëzit që realisht kanë mbështetje qytetare. Por kësaj herë Lulzim Basha në vlerësim të qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Devollit, Maliqit, Kolonjës, caktoi si drejtues politik, numrin dy të Partisë Demokratike, nënkryetarin Edmond Spaho, një ekspert i shkëlqyer dhe profesor ekonomie, i cili po shkon para qytetarëve të qarkut Korçë dhe si histori partie për faktin sepse i është bashkëngjitur forcës politike që përfaqëson prej themelimit të saj.

Edmond Spaho një anëtar i vjetër partie, sot nënkryetar i saj, me eksperiencën në fushën e ekonomisë  që mbart mbi shpatulla, ka dhënë një kontribut të çmuar për PD jo vetëm në opozitë, por dhe qeverisjen e saj si deputet dhe pjesë e komisioneve parlamentare për ekspertizën e ofruar. Eshtë një politikan me kulturë mbresëlënëse dhe një profesionist në fushën në të cilën është diplomuar. Zoti Spaho ka mbaruar Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1982 dhe në vitin 1992 ka kryer studime për Politikat dhe Programimin Financiar në  Institutin e FMN në Washington D.C. Në vitet 1995-1996 ka kryer studime  pasuniversitare për Administrim Biznesi në Universitetin e Bowling Green,  Ohio, USA. Veç funksioneve politike, për eksperiencën e pasur, diplomimit ekselent dhe kualifikimeve të kryera, Edmond Spaho është zgjedhur të mbajë funksione të ndryshme në administratën shtetërore si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Drejtor i Drejtorisë Makroekonomike në Ministrinë e Financave, zëvendësministër dhe Ministër i Turizmit.

Zoti Spaho veçse një ekspert i vyer, është anëtar i Partisë Demokratike që nga krijimi i saj dhe në vijim ka mbajtur detyra të rëndësishme si; Sekretar për Ekonominë,  anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së Partisë Demokratike që nga viti  2001. Zoti Spaho ka përfaqësuar qytetarët shqiptarë  si deputet i Partisë Demokratike duke u zgjedhur dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturat 2005- 2009 si dhe 2009-2013. Strukturat drejtuese të PD do ta kandidonin z.Spaho për deputet i konfirmuar dhe nga vota qytetare dhe në legjislaturën 2013-2017 është zgjedhur zëvendës Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë si dhe në legjislaturën 2017 ka qenë Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (deri kur PD la mandatet duke braktisur Parlamentin). Partia Demokratike dhe Lulzim Basha i ka vlerësuar gjithnjë asetet politike, ka mbajtur afër duke i vlerësuar ato personalitete të cilat i kanë dhënë partisë dhe qytetarëve dhe janë të pakompromentuar në sytë e qytetarëve. Njëri prej tyre është Edmond Spaho i cili për kulturën që përçon, të qenit ekspert i ekonomisë, për historinë politike, në vitin 2014 është zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Për zgjedhjet e 25 prillit, Spaho është caktuar drejtues politik i PD në qarkun Korcë. Takimet e prezantimit me strukturat e partisë kanë qenë entuziaste, angazhimi është maksimal dhe ka nisur puna derë më derë për të prezantuar programin e PD, të një Shqipërie të zhvilluar e cila aspiron integrimin në familjen e madhe europiane.

Zgjedhja e z.Spaho si drejtues politikë në qarkun Korçë dhe plotësimi i listës së kandidatëve për deputetë me të tjera personalitete që kanë peshë tek qytetarët, do t’i mundësojnë Partisë Demokratike një rezultat spektakolar në shkallë qarku. Çdo qytetar i këtij qarku do të gjej tek Edmond Spaho, njeriun që di t’i dëgjojë, do të mund të diskutojnë me të për çdo problematikë të qarkut të cilat drejtuesi politik i PD do t’i adresojë për zgjidhje pas 25 prillit tek kryeministri Lulzim Basha. Jo më kot dhe lideri i PD, ka çuar numrin dy të partisë për të cilin do të jetë një derë e hapur në çdo kohë për të diskutuar për nevojat dhe problematikat me të cilat përballen banorët e qarkut Korçë.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular