“Askush s’do guxojë të prekë votën”! Meta: 25 prilli, referendum i popullit! Ndëshkoni ata që iu bëjnë presion

3
201

Presidenti Ilir Meta foli nga Saranda për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se pas kësaj dite nuk do të ketë një klimë të rënduar.

Teksa e cilësoi 25 prillin si një referendum të popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë, Kreu i Shtetit theksoi se askush nuk do të guxojë të prekë votën e qytetarëve.

“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit, por do të ketë klimë të përmirësuar pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum të popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetues. I garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër cdo force politike që iu bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me bukën e gojës, dhe të ndëshkojnë te kutia e votimit ata përdorin instrumente të pandershme për të imponuar qytetarët shqiptarë. Të ndëshkojë më ashpër ata që do përpiqen të ofrojnë para për vota, sepse dinjiteti i qytetarëve të Sarandës nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me vlerën në monedhë të një deleje, të një dhie apo të një lope. Ne jemi popull evropian, që meriton demokracinë, që e kemi nënvlerësuar në këto 30 vite fuqinë e votës”, tha Meta.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: startnews.news/2021/02/13/askush-sdo-guxoje-te-preke-voten-meta-25-prilli-referendum-i-popullit-ndeshkoni-ata-qe-iu-bejne-presion/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: startnews.news/2021/02/13/askush-sdo-guxoje-te-preke-voten-meta-25-prilli-referendum-i-popullit-ndeshkoni-ata-qe-iu-bejne-presion/ […]

Comments are closed.