BallinaKronikeArrestohet njëri tutor i vajzave rumune në Tiranë: I sollën si nuse...

Arrestohet njëri tutor i vajzave rumune në Tiranë: I sollën si nuse dhe i nxorën për prostitucion

Në Tiranë, një tutor prostitucioni u vu në pranga pasi po shfrytëzonte rrugëve, dy vajza rumune që i kishte sjellë në Shqipëri.

Policia njoftoi se J.D 32 vjeç që u arrestua bashkë me T.M mashtruan për martesë dy vajza në Rumani me të cilat gjoja do të jetonin në vendet e BE-së, por “nuset” i  sollën dhe i lanë në Shqipëri.

Policia e Tiranës organizoi një operacion me Prokurorinë, të koduar si “Premtimi” dhe arrestuan njerin nga “dhëndurët”, kurse tjetrin e shpallën në kërkim.

Oficerët e Policisë shqiptare kishin marrë të dhëna nga burimet operative se dy vajzat të huaja po shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugët e Shqipërisë nga dy persona dhe nisën ndjekjen e tyre.

Në bazë të provave të grumbulluara për javë u zhvillua operacioni dhe u vu në pranga J.D,  32 vjeç, banues në Tiranë, që kishte qene më parë i dënuar dy herë: për  “Kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “vetëgjyqësi”. Shoku i tij T. M u shpall në kërkim.

Sipas Policisë, “këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular