“Asnjë manipulim i Erion 20% s’i mbush gropat e Tiranës”

0
194

Partia Demokratike ka vënë ën dukje sot se rrugët dytësore në të gjithë kryeqytetin kanë mbetur në degradim të plotë në tetë vite dhe se pavarësisht nga manipulimet populiste, kryebashkiaku i “20-Përqindshit” nuk mund t’i mbushë ato që shihen e përjetohen tashmë.

Albana Vokshi, ish-deputetja e PD, pas takimit me banorë të rrugës “Reshit Maloku”, tha: “Rrugët dytësore në të gjithë Tiranën janë në degradim të plotë! Tetë vite qeverisje të sektit të ‘Rilindjes’ së fasadave, korrupsionit galopant të PPP-ve, gjashtë vite të propagandës së Erjon 20% Veliaj-t pasqyrohen më qartë se kurrë më parë, veçanërisht tek rrugët.

Dje në rrugën ‘Reshit Maloku’ njësia 9, takova banorë që shprehën indinjatën dhe shqetësimet e tyre për braktisjen totale të zyrtarëve bashkiakë. Asnjë manipulim populist i Erion 20% Veliaj në televizor dhe në rrjetet sociale, nuk mbush gropat e rrugëve të Tiranës.

Në 25 prill, le t’i japim fund qeverisjes së propagandës dhe mashtrimeve të Rilindjes! Qeveria e re e Partia Demokratike e Shqipërisë me Lulzim Bashën kryeministër do të punojë dhe mendojë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.”