Një zyrtar policor në Nevada ka qëlluar për vdekje një grua para syve të fëmijëve të saj, pasi ajo në një moment i vërsulet me thikë policit.
Pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë në Nevada, shfaqin 33-vjeçaren Ariella Crawford duke ecur në Alta Sierra me dy djemtë e saj – kur polici Caleb Toderan iu afrua.
Gjithçka ndodhi kur një banor i asaj zone i telefonoi policisë se një grua po ecte në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq Crawfordin që në një moment acarohet nga prezenca e policisë – duke nxjerrë një thikë me të cilën vazhdimisht i kërcënonte.
“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.
Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtasë dhe Matthew Harrison i drejton pistoletën elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.
Kur tenton ta godasë Harrison, kolegu i tij reagoi duke e qëlluar disa herë me pistoletë. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka.
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2021/02/19/video-gruaja-refuzoi-ti-bindet-policise-e-iu-versul-me-thike-qellohet-per-vdekje-para-femijeve/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2021/02/19/video-gruaja-refuzoi-ti-bindet-policise-e-iu-versul-me-thike-qellohet-per-vdekje-para-femijeve/ […]
Comments are closed.