BallinaAktualitetVIDEO/Gruaja refuzoi t’i bindet policisë e iu vërsul me thikë, qëllohet për...

VIDEO/Gruaja refuzoi t’i bindet policisë e iu vërsul me thikë, qëllohet për vdekje para fëmijëve

Një zyrtar policor në Nevada ka qëlluar për vdekje një grua para syve të fëmijëve të saj, pasi ajo në një moment i vërsulet me thikë policit.

Pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë në Nevada, shfaqin 33-vjeçaren Ariella Crawford duke ecur në Alta Sierra me dy djemtë e saj – kur polici Caleb Toderan iu afrua.

Gjithçka ndodhi kur një banor i asaj zone i telefonoi policisë se një grua po ecte në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Crawfordin që në një moment acarohet nga prezenca e policisë – duke nxjerrë një thikë me të cilën vazhdimisht i kërcënonte.

“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtasë dhe Matthew Harrison i drejton pistoletën elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.

Kur tenton ta godasë Harrison, kolegu i tij reagoi duke e qëlluar disa herë me pistoletë. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular