Tjetër skandal në shëndetësi/ Denoncimi: Solla nënën në spital me hemorragji dhe Covid, e lanë në koridor

1
239

Një tjetër skandal është denoncuar nga një djalë nga Durrësi, i cili ka pasur nënën të sëmurë, pasi dyshonte se kishte ishemi cerebrale, por edhe për Covid.

Sipas djalit të pacientes, në spitalin e Durrësit nënës së tij nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore.

Djali me anë të një videoje tregon se nënën e ka çuar në spital që në orën 21:00 në mbrëmje, por dhe pse është mëngjesi i ditës tjetër e kanë lënë të presë në korridoret e urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kam sjell nënën mbrëmë në orën 21:00 në Spitalin e Durrësit, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe dyshojmë dhe për Covid. Tani është ora 11:00 dhe siç e shihni askush nuk e merr përsipër, po presim përgjigjen e tamponit që nuk e kanë bërë akoma. Se kur do e bëjnë dhe kur do vijë përgjigja, ne po rrimë në korridoret e spitalit të Durrësit”, tregon djali i të sëmurës për emisionin “Stop”.

Ndërkohë drejtuesit e emisionin Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj shprehen se nënës së sëmurë i duhej bërë një test i shpejt, i cili prej kohësh ka hyrë në qarkullim në Shqipëri. Por edhe pse e moshuara është e sëmurë dhe djali thotë se ka pësuar hemorragji cerebrale, sërish askush nuk është kujdesur për të në spital./ Panaorama/

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 9813 additional Information to that Topic: startnews.news/2021/02/19/tjeter-skandal-ne-shendetesi-denoncimi-solla-nenen-ne-spital-me-hemorragji-dhe-covid-e-lane-ne-koridor/ […]

Comments are closed.