Duket sikur COVID ka “mbërthyer” të gjithë botën, por megjithatë, shumë afër nesh, ndodhet një vend që nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin e rrezikshëm deri më tani.
Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytezë e vogël në rajonin Marche të Italisë, që sipas “TGCOM”, nuk është prekur asnjëherë nga koronavirusi.
Vendi ka pak më shumë se 150 banorë, por i vendosur në malet Sibillini dhe i njohur për majat dhe shpatet e skive, Bolognola tërheq shumë turistë.
E megjithatë, vendi nuk ka regjistruar as edhe një person me COVID, duke e bërë këtë fakt një mister.
Për kryebashkiaken, Cristiana Gentili, shkak është një bashkëpunim i shkëlqyer i të gjithë faktorëve, administratës, restoranteve, ambienteve të akomodimit e qytetarëve. Të gjithë kanë bërë pjesën e tyre thotë ai, por duke pranuar se “duhet edhe shumë fat”.