Zërat se Edi Reja mund të merrë drejtimin e Napolit janë hedhur poshtë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai i është përgjigjur interesimit të mediave italiane, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i përfaqësueses italiane të zëvendësojë në pankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.
![Reja Kombetarja](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/02/Reja-Kombetarja-453x350.jpg)
“I kam dëgjuar këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe i Napolit. Por e nënvizoj se ëshjtë një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner njëkohësisht në një kombëtare dhe një skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, ka thënë Duka për radio “Kiss Kiss Napoli”.
![Duka](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/02/duka-349x350.png)
Numri një i federatës shqiptare të futbollit ka folur edhe në rolin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvillohen me praninë 50% të tifozëve në tribuna si dhe skenarin që ky turne të zhvillohet i gjithi në Angli, ku autoritetet kanë nisur planin për rihapjen e vendit.