Armando Gjoka, 33-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e sotme një një aksident në Rrugën e Kombit po udhëtonte me 140 km/orë.
Vetëm pak para se aksidenti tragjik t’i merrte jetën, i riu është futur drejtëpërdrejt në rrjetet sociale, ku shihet duke ecur me një shpejtësi marramendëse, ndërkohë që nuk mungon muzika në sfond.
I riu në atmosferën e muzikës popullore po kthehej nga Kukësi deri në momentin që traileri ka përplasur automjetin e tij tip ‘BMW’ , ku si pasojë Gjoka ka mbetur i vdekur në vend.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur pak orë më parë në Rrugën e Kombit, kryesisht në Rrëshen, ku për pasojë ka humbur jetën dhe 33- vjeçari.