BallinaAktualitetPranverë e vështirë në Itali/ Mjekja shqiptare: Është vala e tretë e...

Pranverë e vështirë në Itali/ Mjekja shqiptare: Është vala e tretë e Covid, kufizimet zgjaten deri në…

Një sërë shtetesh evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën, Francën, Greqinë kanë shtrënguar masat kundër përhapjes së virusit SarsCov2 paralelisht me procesin e vaksinimit, i cili në fakt sipas ekspertëve po ecën në ritme të ngadalta

Ajo çka po i tremben profesionistët e shëndetit është vala e tretë e kësaj pandemie, e cila po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja.

Në Itali zyrtarët e lartë kanë deklaruar se javët e ardhshme do të jenë të vështira, sepse vijon rritja e rasteve që e kanë kaluar pragun e 20 mijë infeksioneve ditore, ndërkohë që Lombardia është sërish vatër e përhapjes së infeksionit, e ndjekur nga Emilja Romanja dhe Kampanja

Nga ana tjetër shtete si Gjermania, Franca vazhdojnë të shtrëngojnë masat, në mënyrë të veçantë në pikat kufitare për mospërhapjen e varianteve të reja ku këto të fundit gjithnjë e më shumë po infektojnë moshat e reja.

Në një lidhje Skype nga Italia për “Wake Up’, mjekja shqiptare Rubena Maçi tha se kufizimet në Itali do të qëndrojnë në fuqi deri në 6 prill.

“Sipas dekretit të ri të kryeministrit nuk ka shumë ndryshime drastike. Është një vazhdë e dekreteve që Conte kishte ndërmarrë më përpara. Që dje, me datë 1 mars në Itali do të vazhdojnë kufizimet. Ndryshimi i vetëm është që nëse do duhej të mbaronte dekreti i kufizimeve me 5 mars, dekreti i ri i kryeministrit do t’i shtyjë ato deri me 6 prill. Ne jemi në valën e tretë, sepse numrat janë duke u rritur”, bëri të ditur mjekja shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular