BallinaKronikeTapë në timon, i riu humb kontrollin dhe merr përpara dy makina,...

Tapë në timon, i riu humb kontrollin dhe merr përpara dy makina, prangoset nga policia

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia pasi po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

I riu ka shkaktuar një aksident të rëndë, pasi humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular