BallinaKronikeFOTOT/Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë, dëmtohen edhe dy mjete...

FOTOT/Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë, dëmtohen edhe dy mjete të parkuara

Tiranë – Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës  tregtare “Kristal”, ndërsa LSA ka publikuar edhe fotot e mjetit të shkrumbuar.

Makina e djegur është një “Benz” me targa AA110GT dhe është në pronësi të shtetases E. G.

“Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara.”, njofton policia.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP

FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular