BallinaAktualitetFOTOT/Bujar Leskaj uron mësuesit vlonjatë: Jeni heronjtë e përditshëm të dijes. Të...

FOTOT/Bujar Leskaj uron mësuesit vlonjatë: Jeni heronjtë e përditshëm të dijes. Të rinjte shpërndajnë buqeta me lule, libra e kartolina

Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me mësues të qytetit të Vlorës për t’u uruar atyre festën e 7 Marsit!

Ndërkohë që Leskaj zhvillonte takimin me ta, të rinj të FRPD u kanë dhuruar në mënyrë simbolike mësuesve të vjetër në qytetin tonë, por edhe në Sarandë e Delvinë buqeta me lule, libra e kartolina të personalizuara, në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e tyre ndër vite.

Në përshëndetjen e tij me rastin e 7 Marsit, Leskaj ka vlerësuar mësuesit e qytetit të Vlorës, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin vlonjat dhe atë shqiptar.

Ai ka evokuar punën e tyre të përkushtuar si heronj të përditshëm të dijes, si misionarë të dijes e të kulturës.

Leskaj ka kujtuar me respekt figura të larta të arsimit vlonjat, si: Xhevdet Kofina, Harilla Kuçuli, Konstandin Baltadori, Kristaq Suli, Nestor Nepravishta, Ibrahim Zejno, Dr. Abedin Elmazi, Vasil Mino, Akademik, Profesor Doktor Shaban Demiraj, por edhe mësuesit e tij në shkollën Industriale: Balil Resuli, Piro Mone, Luan Duka, Zhaneta Nova, Beirie Lulaj, Tefta Hajno, Aneta Bollano, Kushulla Karalliu, Fejzie Osmani, Njazi Azizi, Petrit Meminaj, Fatmir Gjebrea, Frosina Papa, Arshi Sula, Vllasi Guberaj.

Në fund Leskaj ka theksuar se Partia Demokratike gjithmonë i ka vlerësuar dhe çmuar mësuesit si njërën nga shtyllat mbi të cilat ngrihet e ardhmja e Shqipërisë.

Përshëndetja

Të dashur mësues!

Të nderuar e respektuar mësues të Vlorës!

Vlora ka qenë shquar për breza e breza të tërë intelektualësh të mirëfilltë e mësuesish, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin vlonjat e atë shqiptar.

Matematicienë, fizikantë, gjuhëtarë, historianë, biologë, kimistë…

Me qindra mësues të fushave të ndryshme, përpara të cilëve përulet me nderim një qytet i tërë.

Sot është festa Juaj!

Ne jemi krenarë me Ju dhe me gjithë zemër Ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, shëndet e jetë të gjatë! Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Të dashur mësues!

Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi juaj!

Përpara jush fjalët humbasin dhe varfërohen! Çdo thinjë juaja, çdo rrudhë është mishërimi i urtësisë dhe fisnikërisë.

Çdo fjalë e vështrim juaji është një mësim për ne.

Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre.

Në këtë ditë të shënuar nuk mund të le pa përmendur mësues e pedagogë të shquar të qytetit tonë, të cilët jo vetëm edukuan e mësuan breza të tërë nxësësish e intelektualësh të ardhshëm, por  lanë një emër të ndritur në arsimin shqiptar, në shkencën shqiptare! Figura të larta si: Xhevdet Kofina, Harilla Kuçuli, Konstandin Baltadori, Kristaq Suli, Nestor Nepravishta, Ibrahim Zejno, Dr. Abedin Elmazi, Vasil Mino, Akademik, Profesor Doktor Shaban Demiraj do të kujtohen me dashuri e respekt të thellë nga gjithë Vlora.

Do të dëshiroja këtu të përmendja dhe të uroja veçanërisht të gjithë ata mësues, të cilët më mësuan, më dhanë dije nga dija e tyre, kulturë nga kultura e tyre dhe patën një kontribut të veçantë në formimin tim intelektual e qytetar.

Dëshiroj të falenderoj mësuesit e mi në shkollën Industriale, përpara të cilëve fjalët humbasin e varfërohen: Balil Resuli, Piro Mone, Luan Duka, Zhaneta Nova, Beirie Lulaj, Tefta Hajno, Aneta Bollano, Kushulla Karalliu, Fejzie Osmani, Njazi Azizi, Petrit Meminaj, Fatmir Gjebrea, Frosina Papa, Arshi Sula, Vllasi Guberaj.

Të nderuar mësues!

Partia Demokratike gjithmonë ju ka vlerësuar dhe çmuar si njërën nga shtyllat mbi të cilat ngrihet e ardhmja e Shqipërisë.

Në këtë ditë ju nderojmë e përulemi me veneracion për punën dhe kontributin e madh që keni dhënë,  po jepni e do të jepni, për mësimin  dhe edukimin e brezave të rinj.

Nëpërmjet programit #Shqipëria Fiton Arsimin, Partia Demokratike synon që t’ju rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të vendosë arsimin në ato nivele që i takojnë.

Ju uroj nga zemra: Gëzuar 7 Marsin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular