Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin.
Drejtuesve politik në 12 qarqe i është kërkuar të kenë gati listën paraprake, e cila do të diskutohet pasditen e të Hënës bashkë me kryesinë e partisë.
Objektivi socialistëve për Tiranës është jo vetëm ruajtja e rezultatit të 2017-tës me 18 mandate, por edhe fitimi 2 mandateve plus.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se pritet të konfirmohen për të qenë pjesë e listës së Tiranës zëvendës ministrat Etien Xhafaj dhe Romina Kuko bashkë me perfektin e Tiranës Toni Gogu.
Drejtoresha e IKMT-s Dallëndyshe Bici ka marrë dritën jeshile e ka nisur fushatën ne Paskuqan.
Surprizë në ndryshimet e listën e Tiranës është largimi Blerina Gjylametit e cila do të kandidojë në Pogradec, duke u zëvendësuar me Eduard Shalsin.
Ndryshe nga 2017-ta, Olta Xhaçka nuk do të jetë në listën e Tiranës, por në Dibër.
Me të gjitha gjasat në listën e Tiranës nuk do të jetë deputeti aktual Sadri Abazi i cili i shtohet listës së dorëhequrëve nga kandidimi siç ishin Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi.
Me pikëpyetje mbetet ri-kandidimi Elona Gjebresë.
Pandeli Majko ministër për diasporën pritet të jetë përsëri pjesë e skuadrës socialiste por mbetet e paqartë renditja e tij në këtë listë.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila në 2017 u zgjodh në qarkun Kukës dhe tani është duke drejtuar fushatën në njësinë 5 në Tiranë.
Besohet se lista e Tiranës do të udhëhiqet nga inxhinieria Luljeta Bozo e cila i tha po ftesës së Ramës për të kandiduar nën siglën e PS.
Ministret aktuale Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu renditen në top 10 vendet e para të listës së Tiranës. Ndërkohë pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit, deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.
Ikin
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Sadi Vorpsi
Sadri Abazi
Blerina Gjylameti
Vijnë
Luljeta Bozo
Najada Como
Etien Xhafaj
Romina Kuko
Belinda Balluku
Dallëndyshe Bici
Toni Gogu
Ndryshojnë qarkun e kandidimit
Blerina Gjylameti
Olta Xhacka
Eduard Shalsi
/Top Channel/