BallinaBotaVIDEO/Shpërthimi i dinamitit shkatërron thuajse gjithë qytetin, dhjetëra viktima

VIDEO/Shpërthimi i dinamitit shkatërron thuajse gjithë qytetin, dhjetëra viktima

spot_img
spot_img

“Është katastrofa humanitare më e madhe e historisë së vendit tonë”. Nuk duhen fjalë të tjera përtej këtyre të opozitës politike për të shpjeguar atë që po ndodh në këto orë në Guinenë Ekuatoriale, vend perëndimor i kontinentit afrikan.

Sipas autoriteteve lokale, janë të paktën 31 personat e vdekur nga një shpërthim i ndodhur në një bazë ushtarake që ndodhet në qytetin Bata, më i madhi në vend, por bilanci mund të jetë shumë më i rëndë, nga momenti që të paktën 600 persona janë shtruar të plagosur rëndë në spitalet e tejmbushura dhe në kolaps të plotë.

Sipas presidentit të vendit, Obiang Nguema,  pothuajse çdo godinë e kryeqytetit me rreth 173 mijë banorë është dëmtuar rëndë.

Ende nuk dihet shumë për shkakun e shpërthimit, por sipas presidentit një sasi e madhe dinamiti ka shpërthyer për disa gabime të ushtarakëve që duhet t’i ruanin.

Skenat në videot e para në qarkullim tregojnë një qytet në kaos të plotë. Guinea Ekuatoriale është një ish-koloni spanjolle, dhe vendi i vetëm që ka spanjishten si gjuhë zyrtare në kontinent.

Vendi është tejet i pasur me burime nafte, por pjesa më e madhe  e popullsisë jeton në varfëri, ku shkaku kryesor duket pikërisht korrupsioni i presidentit Obiang, në pushtet nga viti 1979, një nga regjimet më jetëgjatë në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular