BallinaPolitikeNdryshon në minutën e fundit lista e PD! Rikthehet në garë ish-deputeti

Ndryshon në minutën e fundit lista e PD! Rikthehet në garë ish-deputeti

Partia Demokratike ka bërë një ndryshim në minutën e fundit në listën e saj të kandidatëve për deputetë.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se është vendosur që në garën e deputetëve të rikthehet emri i demokratit, Luçiano Boçi.

Ky i fundit do të kandidate sërish me siglën e Partisë Demokratike ne qarkun e Elbasanit. Emri i Luçiano Boçit kishte mbetur jashtë listës së PD në Qarkun e Elbasanit dhe nuk figuronte në listat paraprake.

Gjatë shqyrtimit të fundit të kandidaturave është vendosur që Luçiano Boçi të vendoset sërish në listë, duke u caktuar si i 7-ti në qarkun e Elbasanit.

Mësohet se posti i ofruar për demokratin ka ngjallur pakënaqësi tek ky i fundit, por që ka vendosur ta pranojë të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Luçiano Boçi ka qenë ish-kryetar i PD-së së Elbasanit dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.

Qarku I Elbasanit do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe në total ka 21 kandidatë.

(LISTA ZYRTARE E DOREZUAR DJE NE KQZ)

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular