BallinaKronikeEMRI/Arrestohet mjeku i Institutit të Higjienës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

EMRI/Arrestohet mjeku i Institutit të Higjienës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek të Institutit të Higjienës i cili ishte shpallur në kërkim pak muaj më parë.

Niko Nika, 66 vjeç u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Emri i mjekut Niko Nika doli në skenë gjatë operacionit policor “Librezat”, ku u godit një rast i organizuar i korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Mjeku Nika akuzohet ndërkohë për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

HETIMET

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular