Teksa na ndajnë 44 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se një ndër shqetësimet e kësaj qeverie, është liria ekonomike në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se sipas Fondacionit ‘Heritage’, Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.
“44 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është përmirësuar liria ekonomike në Shqipëri? Përgjigja; Jo. Sipas Fondacionit ‘Heritage’, Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.”, shkruan Basha.