Analisti Andi Bushati dhe Arbjan Mazniku janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”, ndërsa po diskutonin për përplasjen që u regjistrua në Elbasan një ditë më parë, mes militantëve të PS dhe atyre të PD.
Bushati tha se, sipas tij, Rama mbështetet nga banditë që enden të lirë dhe nuk janë në burg, ndërsa Mazniku tha se në Elbasan, në Ditën e Verës, kishte flamuj të PD-së.
Kjo përgjigje e Maznikut bëri që Bushati të hiqte mikrofonin duke tentuar të largohej nga emisioni.
Debati:
Bushati: Nuk jam dakord me profesorin, e vetmja shpresë e kësaj maxhorance është dhuna e cila është e vetmja zgjidhje për të shkatërruar zgjedhjet. Ajo që u bë në 2017 dhe në 2015 do të tentohet ne makro. Nuk matesh dot me banditët duke lexuar libra. Kush kapet në krim bën të tilla alibi. Kjo pra është më provokuat prandaj ju qëllova. Është kriminale, po futi pra në burg se t’i i mbron edhe bëjmë debat kot tani. I ke tek zyrat e PS ato bandidtë. Ata që qëllojnë atje janë njerëzit e Edi Ramës. Banditët qëllojnë në mes të qytetit dhe ti më bën mua teori
Mazniku: Ai parkoi makinën në korsinë e biçikletave, kishte flamurë të PD-së
Bushati: Si mund të krahasosh flamurin e PD-së me bandidtët. Ika unë tani