Dita ditës, situata e Covid-19 në vend sa vjen edhe rëndohet më tepër, pasi virusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë duke shënuar shifra rekord, të infektuarish dhe viktimash.
Ditën e sotme, virusi i ka marrë jetën një 32-vjeçari nga Kukësi. Burime për mediat bëjnë me dije se është ndarë nga jeta Xhafer Gjana 32-vjeç i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2021/03/kuk-1-300x212.jpg)
Miqtë dhe të afërmit e tij shprehin ngushëllimet për familjarët e tij.
Kohët e fundit është vënë re dhe një rritje e madhe e numrit të të rinjve që infektohen me Covid dhe në disa raste ky infektim përfundon në fatalitete.