BallinaAktualitetBasha me protestuesit tek Kuvendi: Klikës kriminale i ka ardhur fundi

Basha me protestuesit tek Kuvendi: Klikës kriminale i ka ardhur fundi

spot_img
spot_img

Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij para mijëra qytetarëve që kanë bllokuar hyrjen kryesore të Parlamentit se “klikës kriminale i ka ardhur fundi dhe se ora e të vërtetës ka ardhur”.

Lideri i opozitës shtoi se “Edi Rama është shkaktar i varfërisë, mjerimit e papunësisë.

Me Ramën nuk ka as zhvillim, as stabilitet por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka uzurpuar vendin.
Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithmonë”, tha ndër të tjera z. Basha.

A shtoi: “Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit. Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur”- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular