Djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher debuton këtë fundjavë për herë të parë në Formula 1.
22-vjeçari do të duhet të mbajë mbi shpinë një barrë dhe krenari të madhe, pasi është djali i një legjende karriera e të cilës u ndërpre për shkak të aksidentit tragjik në ski.
“Është motivim dhe krenari. Jam i lumtur që jam këtu; jam i lumtur që kam sjellë përsëri emrin Schumacher në F1”, – ka thënë Mick.
Pritet të shihet tashmë nëse Mick Schumachet do të ketë talentin, suksesin apo të arrijë të thyejë rekordet e të atit.