BallinaKronikePërplasi 6-vjeçarin në trotuar, arrestohet shoferja 55-vjeçare në Tiranë

Përplasi 6-vjeçarin në trotuar, arrestohet shoferja 55-vjeçare në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren që drejtonte mjetin në zonën e “Don Boskos”, ku për shkak se humbi kontrollin përplasi në gjendje të rëndë një fëmijë 6-vjeçar, i cili ishte duke qëndruar te vijat e bardha në trotuar.

Pamjet e aksidentit të rëndë u bënë dje publike nga mediat dhe ishin mjaft shokuese pasi fëmija i mitur zihet poshtë nga makina, ndërkohë që dhjetra qytetarë shkojnë për të dhënë ndihmën e parë.

Mjeti që drejtohej nga shtetasja A.P në mënyrë të çuditshme ka hyrë në trotuar, në një kohë kur atje kishte mjaft njerëz. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa i mituri ndodhet në spital, duke luftuar për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases:

A.P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular