BallinaAktualitet“Ndërhyrje brutale”, Presidenti Meta reagon ashpër pas prishjes së godinës së...

“Ndërhyrje brutale”, Presidenti Meta reagon ashpër pas prishjes së godinës së maternitetit “Mbretërësha Geraldinë”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar ashpër për prishjen e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, që sipas tij është një atentat, i bërë në kushtet e mungesës totale të transparencës.

Meta shkruan se rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor që po i bëhet Tiranës.

Sipas Metës, ka ardhur koha që të nisë epoka e referendumeve, ku të jenë qytetarët që të vendosin lidhur me fatin që duhet të kenë qytetet, dhe monumentet historike.

Postimi i Metës:

Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular