Mond Çekiçi, personi që u vra pak ditë më parë në Durrës ka lidhje të forta familjare në bashkinë e Durrësit. E shoqja ka një pozicion kyç në këtë bashki, e treta me e madhja ne vend për nga popullsia por ndërkohë e dyta për biznesin pas Tiranës.
”E shoqja e Çekiçit është drejtore juridike në bashkinë e Durrësit”, tha gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në “Opinion”. Në vijim të bisedës i njëjti gazetar tha se Çekici ka në pronësi 30 për qind të një platforme mediatike, sipas tyre të rëndësishme në Tiranë. Çekiçi nuk është me emrin e tij por me të gruas, tha Hoxha, një e dhenë që u mbështet edhe nga gazetarja Klodiana Lala.
Pjesë nga diskutimi në “Opinion”
Hoxha: Jo në emrin e vet, por në emër të dikujt tjetër ishte aksioner dhe në media.
Lala: 30% në një nga mediat më të njohura në vend.
Hoxha: Rrinte me personazhe të njohur medias. Nuk binte në sy, po të mos e njihje. Është aksioner në një paltformë mediatike, e ka në QKR. Nuk është në emrin e tij, por është bashkëshortja, ajo është drejtoreshë juridike në bashki atje. Ky nuk ishte nga këta banditët që fshihej. Nuk fshihej, ruhej, ishte i kujdesshëm.