BallinaAktualitet“Votoni dikë që është gati ta mbrojë Vjosën”/ Thirrja e ekologut gjerman...

“Votoni dikë që është gati ta mbrojë Vjosën”/ Thirrja e ekologut gjerman për lumin e fundit të egër të Evropës

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani”, është një thirrje për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës. Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë.

Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Ulrich Eichelmann, ekolog gjerman dhe drejtor i RiverWatch, një organizate jofitimprurëse në mbrojtje të lumenjve ishte sot i ftuar në një lidhje Skype në “Wake Up”, ku theksoi se shqiptarët duhet të votojnë për dikë që është gati ta mbrojë Vjosën.

“Nëse do më pyesnin mua, nuk do ishte dashur të kalonin kaq shumë vite, por na duhet të bindim shumë njerëz. Mendoj që Vjosa nuk është e famshme vetëm në Shqipëri tani, por është e famshme edhe në gjithë botën.

BE e ka njohur, aktorë të famshëm e kanë njohur dhe shumë stacione televizive në Europë kanë raportuar për Vjosën. Tani është një çështje shumë e rëndësishme. Edhe mua me duket që të gjithë duan të krijohet parku kombëtar. Shqiptarët e duan, BE e do diçka të tillë, shkenca e do, të huajt e duan dhe të vetmit që po rezistojnë janë qeveria shqiptare.

Ju duhet të veproni tani dhe të votoni për dikë që është gati ta mbrojë Vjosën”, u shpreh ai.

“Votoni dikë që është gati ta mbrojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular