BallinaAktualitetShembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Kryemadhi: Vepër e mafies, kova e ekskavatorit...

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Kryemadhi: Vepër e mafies, kova e ekskavatorit do t’u bjerë mbi kokën e tyre

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në njësinë nr.1 në Tiranë gjatë një takimi elektoral për shembjen tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë”’.

Kryemadhi thotë se akti është vepër e mafites pasi po shembet një godinë e cila ka histori dhe memorie emocionale. Ajo ka kërcënuar se kovën që ngritën mbi maternitetin, do u bjerë mbi kokën e tyre.

“Shembja e materniteti vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve. Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre. Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti, i ndërtuar nga një grup i jashtëzakonshem mjekësh. Pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë perpara drejtësie që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë”, – tha Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular