BallinaKryesoreNga Rinasi direkt te Rama/ Historia e deputetit të skandalit në Gjermani

Nga Rinasi direkt te Rama/ Historia e deputetit të skandalit në Gjermani

Një tjetër ish-deputet gjerman, i përfshirë në skandalin e maskave në Gjermani, duket se ka lidhje të fshehta me pushtetin e Edi Ramës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Mark Hauptmann, i cili ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas shpërthimit të skandalit.

Politikani i CDU akuzohet se ka lobuar për qeveri të ndryshme, duke nisur që nga ajo shqiptare e deri te qeveria e Azerbajxhanit. Vetë Hauptmann i ka mohuar akuzat.

Gazeta Tageszeitung shkruan për udhëtimet e tij të dyshimta drejt Shqipërisë. Sipas gazetës, më 24 maj të vitit 2018, ai udhëtoi drejt Shqipërisë.

Nga aeroporti, ai shkoi direkt në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ministria e Jashtme e kishte këshilluar që të merrte me vete ambasadorin gjerman në Tiranë, por ai refuzoi.

Hauptmann tha se nuk ishte një takim zyrtar. Prej asaj dite, vizitat e tij në Tiranë kanë qenë të shpeshta.

Në atë periudhë, Hauptmann deklaroi se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat. Madje publikoi edhe dy shkrime në median gjermane duke kërkuar nisjen e negociatave.

Më vonë, në prag të zgjedhjeve moniste të qershorit 2019, ai doli kundër kërkesës së demokristianëve gjermanë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa në vitin 2020, kur Edi Rama po bëhej gati të votonte në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese, ai u shfaq në Tiranë në krah të të zakonshmit, Dorian Duçkës. Ai u fotografua nga mediat teksa del nga kryeministria.

Hauptmann i ka larë duart me politikën gjermane pas skandalit të fundit atje, ndërsa prokuroria deklaroi për Spiegel se po bën verifikime për të nisur hetimet.

Kurse në Shqipëri nuk dihet nëse do nisin ndonjëherë hetime për këto skandale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular