BallinaKryesoreKurti mbledh menjëherë qeverinë e re, paralajmëron vendime konkrete, më parë ka...

Kurti mbledh menjëherë qeverinë e re, paralajmëron vendime konkrete, më parë ka kërkuar plan urgjent për pandeminë

spot_img
spot_img

Albin Kurti menjëherë sapo ka marrë postin e kryeministrit nuk humbet kohë dhe mbledh menjëherë qeverinë e re. Kurti ka thënë se pret nga ministrat e rinj të sapoemëruar angazhim dhe propozime konkrete. Ai paralajmëron vendime konkrete, teksa më parë ka kërkuar një plan urgjent për pandeminë.

“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë, por do të ketë edhe veprim. Qytetarët presin punë, angazhim dhe përfaqësim. Në ditët në vazhdim pres nga secili nga ju që të vini me propozime për vendime konkrete që i keni parë ndër vite. Unë besoj në dijet dhe kapacitetet tuaja, po tani ka ardhur koha që t’u tregojmë edhe qytetarëve që emërimi juaj në këto pozita është meritor. Le të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrim vendimet e nevojshme siç e parasheh ky kabinet yni qeveritar”, tha Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular