BallinaAktualitetVaksina anti-COVID/ Si funksionon pilula që merret nga goja

Vaksina anti-COVID/ Si funksionon pilula që merret nga goja

Një vaksinë që merret pa shiringë teksa je duke shijuar komfortin e shtëpisë? Një ekip shkencëtarësh amerikanë dhe izraelitë kërkojnë ta bëjnë realitet. Një vaksinë orale kundër koronavirusit premton shumë. Bosi i kompanisë Oradem, izraeliti Nadav Kidron tha se vaksina e re Oravax ofron disa përparësi.

E para, ajo mund të merret me lehtësi në kushtet e shtëpisë.

E dyta, vaksina ka më pak efekte anësore pasi ilaçet orale kanë po ashtu më pak efekte të tilla.

E treta, vaksina ruhet pa probleme, pasi mund të mbahet edhe në temperaturat e dhomës. Kjo e bën transportin edhe më të lehtë.

E katërta, vaksinimi do bëhet me shpejtësi. Ekspertët parashikojnë se koronavirusi mund të mos zhduket plotësisht, ndaj do jetë i nevojshëm vaksinimi i vazhdueshëm. Për këtë arsye, vaksinimi i përvitshëm do lehtësohet nga pilula.

E fundit, vaksina thuhet se ofron mbrojtje më të madhe ndaj varianteve të koronavirusit se vaksinat e tjera. Vaksina e re shënjestron tre struktura proteinash të virusit. Vaksinat e tjera sulmojnë vetëm një.

Problemi është se vaksina është testuar për momentin vetëm te kafshët dhe së shpejti do nisë testimi te njerëzit.

Por Kidron është optimist. Ai thotë se të dhënat e vaksinimit të njerëzve do publikohen brenda tre muajsh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular