BallinaKultureRebelohu për dinitet/Poezi nga poeti Nexhbedin Basha

Rebelohu për dinitet/Poezi nga poeti Nexhbedin Basha

Nga Nexhbedin Basha

Ai lindi më 1 janar 1958, në fshatin Shimçan të rrethit Dibër, në një shtëpi që priti dhe percolli miqë dhe dashamirë pa fund, në një zonë me traditat patriotike, që me mençurinë, bujarinë dhe trimeritë u be pjesë e traditës se vyer dibrane…
Shkollën e mesme të përgjithëshme e kreu në qytetin e tij të lindjes, që njihet si Qyteti i Blirit, në Peshkopi rrethi Dibër. Stazhin e shkollës së mesme në minierën e kromit “Todo Manço”, të qytetit Bulqizë dhe shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori”, në Tiranë. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori Filologji, si mësues për “Gjuhë Letërsi”, shkollat e mesme.
Gjatë jetëshkrimit të tij ka kryer detyra të ndryshme si mësues, për një periudhë 4 vjeçare, në zonat rurale të rrethit Dibër, si Lugjej Sllovë, Radovesh Ostren i Madh dhe Kacni Selishtë, deri sa në vitin 1981 kur u thirr për shërbim të detyrueshëm ushtarak në një periudhë dy vjeçare (janar 1981- janar 1983).
Karrierën në Forcat e Armatosura fillimisht e nisi si nënoficer deri në maj 1994 në njësitë ushtarake Peshkopi. Më vonë si rezultat i përzgjedhjes me një konkurim për gazetari fitoi të drejtën për të punuar si gazetar në Shtypin Ushtarak, gazeta “Ushtria dhe Koha”, pasion i shfaqur që në vitin 1981 kur ka botuar shkrimet e para si bashkëpunëtor në gazetën lokale “Ushtima e Maleve”. Dëshira për të përmbushur misionin e tij e nxiti të bëhet një bashkëpunëtor aktiv edhe në shtypin ushtarak, si “Luftëtari”, “Ushtria”, revista “10 korriku”, “Mbrojtja” e gazeta të tjera qëndrore. Si gazetar aktiv punoi deri në prill të vitit 2002. Pas kësaj ka kryer detyra në sektorin e drejtimit të brendshëm, në bashkëpunimin civilo-ushtarak, informimin publik dhe si shef dege ushtarake në Kavajë. Në vitin 2014, ndëpret detyrën si oficer aktiv për arsye shëndetëdore.
Është titulluar oficer me 9 gusht 1995, ka mbajtur gradat “kapiten i parë”, “major”, për të cilat ka kryer kurset e kualifikimit për ecuri në gradë. Në periudhën 2008-2009 ka kryer Kursin një vjeçar të Komandës e Shtabit të Përgjithshëm, pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, për gradën nënkolonel. Ka marr pjesë si misionar i paqes në Herat Avganistan për një periudhë 6 mujore, si psikolog dhe shef personeli, di dhe është trajnuar nga ekspertë të NATO-S dhe amerikanë, për njohuri kompjuteri, për ligjin e konfliktit të armatosur, për drejtimin e brendshëm, për median, për bashkëpunimin civilo- ushtarak, për CIMIC, për paqeruajtjen etj, etj.
Është autor i qindra shkrimeve të gjinive të ndryshme publiçistike dhe cikle me poezi. Ai ka në proces botimi një libër me poezi dhe një në prozë, si dhe është bashkëautor i disa librave me antologji të dritareve poetike. Është aktiv në rrjetet sociale. Merr pjesë në konkurse për poezinë dhe është fitues i disa çmimeve në dritaret poetike, “Na bashkoi poezia”, Çmimi i Dytë me poezinë “Nëntorët simbol lirie…”, tek “Flladi Poetik”, Çmimi i Tretë”, për poezinë “Nënës…” në dritaren “Instikti Poetik”, çertifikatë Mirënjohje për poezinë “Intrigë..”, si dhe Çmimi i Lexuesit e Çmimi i Dytë, për poezinë “Përse shkruaj”.
Më poshtë po botojmë disa nga poezitë e tij të fundit.
Që në vargjet e para të poezive, autori shpreh mall për vendlindjen. Ja si shprehet tek hedh një foto të shtëpisë ku lindi…
“Ah, sa mall që kam për këta trarë që mbajtën peshën e kohërave!”

PSE SHKRUAJ?!

Shkruaj të heshtë, që heshtja të flasë,
Që frika të ikë e mos të çmendem,
Shkruaj për të ndryshuar ekzistencën tonë,
Të marrë frymë e mbushëm me ajër,

Shkruaj që fjalët të mbeten si instrument,
Që të mos ulërasë pa zë,
Si bletë do mblidhja fjalët e gjithë botës.
Se të shkruarit është një ilaç dhe jo helm.

Shkruaj të gjej një botë që mban të fshehtë jetën,
Që të marr frymë, sepse mos e bëja do vdisja,
Shkruaj të kthej humorin e harroja dhimbjet,
Dhe të mbetet në ditar ajo që ndjej…

Shkruaj të zbavitem dhe të harroj dhimbjen,
Se s’jam valltar të kërcej tangon,
Shkruaj se po nuk shkruajta do venitem,
Që si kujtim të mbetet ajo pikturë.

Shkruaj për imitim, se besoj në një botë më të mirë,
Që amaneti të mos tretet si qiriri,
Shkruaj të mbetet aroma e fjalëve të mia,
Se edhe fjalët e tua kanë të njëtën aromë..,

NËNËS…

Nënë, Ti je nata që ndriçon yjet
Je buzqeshja ku mëkohem,
Ti je hisja ku marr forcë,
Je muzika e trumbcakut…

Ti je tik-taku zemrës sime,
Je pasqyra ku unë shihem,
Ti je Dielli ku unë ngrohem,
Je vegimi i poetit….

Ti je mbrëmja ku rrëfehem,
Je ëmbëlta e sheqerosur,
Ti je zëri i bilbilit,
Je djepi ku përkundëm…

Ti je ajri si floriri
Je aromë e bjeshkës malit,
Ti je lule n’pranver të prillit,
Je kuvendi i oxhakut…

INTRIGË DHE PABESI…

Ndjej lëkurën, erën e flokëve,
Dyzohem, si djall nga shikimi,
Intriga shfaqet në rrudhje të fytyrës,
Që xhelozon me lojën e muzikës,

Si valët e detit pentagrame fjalësh…
Poetët thurrin vargje në hone,
Të zënë në kurthe të befta,
Thithin bishta cigaresh…

Intriga është ekuacion me të panjura,
Si dallgët që përkunden në detin tallazues,
Ajo më ngjan me djallin dhe ëngjëjt,
Si fabula e dhelprës me rrushët.

Rrethuar në aurolën e pikturave,
Intriga është pabesi me kurthe..
E brishtë është jeta…
Si arkitektura e mureve të kalasë.

Në telajin me piktura kryqëzohen detajet,
Si relike e vjetër më vjen intriga…
Me pikment si vargjet e poetit.
Flasin pikturat në mure…

Dialogoj me veten i kërrusur në mendime,
Vargu më mbeti pa mbaruar,
Edhe erosi është intrigë…
Si politika e diplomacia e ngjyrosur.

KOSOVË….

Dielli po digjet në gishtat e bacalokut,
Granatat kanë një gjuhë të vjetër ankthi,
Ti je libri im që shkruhesh çdo ditë,
Në shpirtin tim të vrarë nga dashuria.

Mos u jep, o tokë stuhishë të lagura,
Për hir të lotëve të tim biri qëndro!
Dielli kaloi, pari miku im,
Dhe ne ulemi në lisin e moçëm të gjakut.

Pa dashur i hodha sytë nga malet,
Dhe erën dashurova,
Diellin dhe mëngjeset,
Pastaj sytë i ktheva nga Kosova,
Që tash e kishte pëllëmbën e vet.

Në sytë e mi lexohen fletët i ditarit zverdhur,
Që janë si zambak me pellgje gjaku,
Shëndetlig heqim brazdat,
Si një meteor e shoh Kosovën.

Me lule mimozat thurrim ëndrat e puthjes,
Që lulëzojnë në pritjen tonë të gjatë,
Mbi telat e flashkur të erës luajmë…
Në sytë e mi të etur, shoh dritë vogëlush.

Në fletët e flamurit plisa gjaku,
Që çelën aguliçet e lumit të shpresës,
Pranvera erdhi si diell ëndërimesh,
Një mal po më ngrihet në shpirt.

Tani fryn erë mbi parkun e vjetër,
Dhe ti dridhesh si nejlon i bardhë,
Një rrefren i lashtë,
Më zgjoi ëndrat e fjetura…

DHIMBJA E SHPIRTIT…

-Kushtuar Klodian Rasha-

Si një pikë loti në poret e shpirtit,
Dhimbja vret…
Kulla pret Klodianin te dera avllisë.
Në këtë dimër të trishtë përqeshës.

Pragu nuk gumëzhinë më si dikur,
Retë mbuluan qiellin me najlonin e zi
Ëndrat u prenë në mes nga dora barbare,
Si lulkuqe Klodi mbuluar me mëndafshin e artë,

Nurit të dhimbjes iu shtua stuhia,
Fjalët më ngrinë në buzë,
Frymëzimi m’u t’kurr…
Dhimbja e shpirtit, dhimbja e shpirtit.

Netët e ftohta të acartë zemërohen.
Plagët shtohen dhe shtohen…
Në rrugë më përshëndet urragani i bardhë,
Si valë deti është mbytur në zemërim.

Nurit të dhimbjes iu shtua stuhia,
Plagë, plagë që s’shërohen as me melhem…
Uragani thërret: “Unë jam Klodi!”
Në poret e arterieve dhëmbje shpirti…

SHIMÇAN VENDLINDJA IME…

Shimçan vendlindja ime,
Emër t’çuditshëm të kanë vënë.
Ti je n’truallin e Arbërit ku m’linde..
Shekuj e shekuj, rrënjë ke zënë

Je pasqyra ku unë shihem,
Gjuha e vargut të poetit,
Me aromë bjeshke ma freskon ballin,
Si gjerdan i artë do mbetesh.

N’kto ograde e zabele…
Thurra ëndrat e fëmijërisë,
Aty u mëkova me gjirin e nënës
Nisa jetën e lirisë…

Kemi qesh e kemi qarë,
Me topa lecke kemi luajtur,
Jemi “përqesh” për emrin “Çimçan”
N’shtigje t’pashkelur kemi ecur.

Një copë Atdhe n’Dibër kemi,
Si shkëmb rrëzë malit Korabit ai qëndron,
Kurora e pyjeve me freskinë.
Si kështjellë Shimçanin mbron.

Kur bie muzgu ndihet zhurma,
Rruan ngjyrat e pigmendit,
Që nga krroi i ogradeve,
Shijoj aromën e lule shtogut

Bukë të thekur edhe dhallë
Fjalë t’ngrohta që ecin si valë,
Një shëtitje në baçen e kurruar,
Ku t’magjeps era mollë…

Ujrat rrjedhin gurët mbeten,
Lirikat në natën me Hënë
Këngët e djepit dhe kurbetit,
Shpërndajnë aromën e bjeshkëve.

AMANETI…

-Kushtuar 8 dhjetorit Ditës së Rinisë-

8 dhjetor 1990!
Xhaketat e vjetra u hodhën tutje në asfalt,
Një urragan i bardhë ulërret…
Si lastar, lindën filiza të rinjë.

Ra një mit, në horizont u shfaq një pëllumb i bardhë,
Një perde e hekurt u shkërmoq, si karton prej letre.
Unë isha një prag i shkretë,
Si shqiponjë u bëra me krah.

Një vetmi gjysëmëshekullore trokiti,
Gjumi trazuar, gjumi trazuar.
Pëllumbi i bardhë shpërndan, aromën,
Sa valët e detit kaluan masën.

Nga aroma e flladit me lotë.
Bisqe të rrinjë shpërthejnë, si vullkan
Netë pa gjumë gëzimi,
E unë endem i dehur nga lule mimozat.

30 vjet demokraci!
Demonët vrapojnë si çakenj për copa,
Në rrugë më përshëndesin megjenianët,
Që kërkojnë amanetet, jo lëmosha…

REBELOHEM PËR DINJTET…

Mëngjeset e trishta vello bardhë mbuluar,
Nga flladi i dimrit dhe ethet e prillit,
Turavrap pa ditur se ku shkojmë.
Në rresht si delet pas unit…

Të dehur nga tymi i ajrit të ndotur,
Kapemi pas litarit, si i mbyturi në det.
Vrapojmë si të marrë pa ditur ku shkojmë…
Në zhurmën e ethëshme dhe klithmën e krismave,

Ah si nuk kam një grusht të fuqishëm,
Me ja ngjesh kësaj bote tinzare që hesht…
Që luan me ne e na përqesh,
Si të ishim një top prej lecke…

Ti uragan në mundesh vrapo si marthonomak,
Ndjehu vetëvehtja, mos u jep,
Mos bjer viktimë i dorovitjes,
Rebelohu për dinjitet…

Në qerfullin e vorbullës ku jemi futur,
Dil, mos rri si milingonat në trung..
Rebelohu për dinjitet o popull,
Mos bjer viktimë e dorovitjes.

Portreti yt është një dhunti e zotit,
Askush nuk mund të luaj me hiret e tua,
Rebelohu për dinjitet o popull…
Mos lejo të të përbaltin…

Nexhbedin Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular