BallinaBotaMbi 100 vite burg për bandën që tentoi të grabiste Mezut Ozil

Mbi 100 vite burg për bandën që tentoi të grabiste Mezut Ozil

spot_img

Një grup banditësh të armatosur që terrorizuan Londrën me një sërë grabitjesh përfshirë edhe tentativën për të vjedhur yjet e Arsenalit, Mezut Ozil dhe Sead Kolasinac, janë dënuar me mbi 100 vite burg.

Grupi që grabiste në zonat më të pasura në Britani ishte vënë nën vëzhgim nga autoritetet nga gushti i vitit 2019 deri në korrik të 2020. Një nga grabitësit, Jordan Northoer dhe një bashkëpunëtor i tij i zunë pritë yjeve të Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Ata tentuan t’u merrnin orët luksoze që kapnin vlerën e 200 mijë paundëve. Dëshmitarët thanë asokohe se Ozil dukej i tmerruar, ndërsa nga pamjet filmike shihej shoku i tij Kolasinac, i cili po përballej me grabitësit, të cilët veshur me të zeza dhe mbanin maska në kokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular