BallinaKronikeShpërthimi në Lushnjë/ Ish-anëtari i bandës njihej si “Polici” i ...

Shpërthimi në Lushnjë/ Ish-anëtari i bandës njihej si “Polici” i …

Një sasi tritoli ka shpërthyer dje në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. Sipas Policisë, ndërtesa ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, i dënuar për tentative vrasjeje, së bashku me të birin, Xhino Aliço. Sasia e eksplozivit që shpërtheu në mëngjes ishte vendosur në derën e jashtëm të një ambienti që më parë ka shërbyer si dyqan. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:25, në lagjen ‘Skënder Libohova’, Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi Policia.

Kjo është hera e dytë që goditet banesa e Aliços. Në datën 30 janar të vitit 2018 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Aliços, ku plumbat arritën deri në brendësi, por fatmirësisht pa dëmtuar njeri. Burime nga Policia thanë se Aliço dikur njihej si krahu i djathtë i Aldo Bares, në kohën kur ekzistonte “Banda e Lushnjës”.

Pronari

Arjan Aliço ishte arrestuar në Tiranë në shkurt të vitit 2009, gjatë operacionit të koduar “I fundit”, që mori këtë emër për shkak se Aliço ishte anëtari i fundit i bandës së Lushnjës. I njohur si “Polici” i Aldo Bares, Arjan Aliço u arrestua në mesnatë, në shtëpinë e tij në kryeqytet, ku jetonte me qira. Ka qenë e dashura e Aliços ajo që ka çuar Policinë në gjurmët e tij, edhe pse kishte gati 3 vite në survejim, shkruan panorama.

Vajza, e cila ka qenë duke u kthyer nga Lushnja për në Tiranë, është ndjekur deri në shtëpinë ku ajo jetonte me Aliçon. Policia bëri të ditur se arrestimi i Aliços u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21 prill 2006 kishte nxjerrë ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Dhunimi i varreve”. Ndërkohë ende nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për vrasje të kryera nga Aliço, edhe pse ka dyshime për ngjarje të tilla të kryera si “porosi” të lëna nga shefi i tij Aldo Bare. Operacioni i koduar “I fundit” ishte pjesë e operacionit “Laguna” për arrestimin e anëtarëve të bandës kriminale të Lushnjës, i cili është zhvilluar në vitin 2007 në Karavasta.

Djali i Aliços

Arjan Aliço është i dënuar për tentativë vrasjeje, së bashku me të birin, Xhino Aliço. Në vitin 2016 Arjan Aliço, në bashkëpunim me djalin e tij, Xhino Aliço, kanë plagosur me thikë dhe sende të forta shtetasin Julian Sula, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë. Arjan Aliço u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i biri, Xhino Aliço, u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në një pikë bastesh. Xhino Aliço, djali i tij 28 vjeç, u ekstradua nga Kroacia pak ditë më parë, pasi rezultonte i dënuar me 13.6 vite burg për tentativë vrasjeje, një ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular