BallinaAktualitetParalajmërimi i Berishës: Beteja deri në përplasje, përmbysje e regjimit, ose opozita...

Paralajmërimi i Berishës: Beteja deri në përplasje, përmbysje e regjimit, ose opozita do të shuhet

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se beteja e opozitës do të shkojë në përplasje të fuqishme seps emjete e tjera opozita i ka ezauruar të gjitha.

Berisha: Kjo është një betejë që poadiskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje vec një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera.Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjehdjeve i dha dosjen 339 dhe 182.

Lidhur me betejën e opozitës kundër qeverisë për ish-kryeministrin Sali Berisha ka vetëm dy rrugë.

Nga emisioni “360 Gradë” në RTV Ora Berisha deklaroi se mosbindja civile ose do të përmbysë regjimin, ose opozita do të shuhet.

Pjesë nga biseda në studio: 

Berisha: Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri me Ramën. 

Sulo: Çfarë nënkuptoni me përplasje të fuqishme?

Berisha: Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj

Sulo: 30 qershori se si po shkojnë punët duket që nuk do të ketë negociatë. Ndërkombëtarët nuk do të jenë. Edhe sot Soreca tha kjo është një punë shqiptare. Edhe amerikanët nëpërmjet zotit Palmer. Tani elektorati i PS-së do shkojë të votoj dhe i PD-së jo. Cila do jetë përplasja?

Berisha: Kjo besoj se jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular